Joachim Low vendos rekord me Gjermaninë

Sport October 13, 2018 - 22:20

Skuadra e Gjermanisë nuk ka pasur performancat më të mira të mundshme kohëve të fundit.

Që nga Kampionati Botëror ku u eliminua në fazën e grupeve, duket se nuk po ecën mirë për “panzerët”.

Pas kësaj “krize” zërat për ndërrimin e trajnerit u rritën. Madje ishte edhe Ballack ai që kritikoi selektorin Loë.

Megjithatë, sot, Joachim vendosi rekord me kombëtaren e tij. Ai tashmë është trajneri me më së shumti ndeshje tek Gjermania.

Në total Low regjistron 168 ndeshje të drejtuara. Kujtojmë se Low është në krye të gjermanëve që nga viti 2006.

Lista me trajnerët që kanë më së shumti ndeshje:

Image