Jo Neymar, top lojtari i PSG-së nën radarin e Realit

Sport October 13, 2018 - 17:54

Real Madrid nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme në xhirot e fundit.

“Mbretërit” kanë katër ndeshje pa fituar. Faza që po lë më shumti “shije të keqe” është ajo e mbrojtjes.

Të shumtë janë emrat që po përmenden si të mundur për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

Së fundmi, “Marca” raporton se “Los Blancos” janë të interesuar për mbrojtësin e PSG, Marquinhos, transmeton lajmi.net

Braziliani ka qenë i pëlqyer edhe më herët nga madrilenët. Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete.