Shkëlqeu në ndeshjen e fundit, pritet të mungojë ndaj Ishujve Faraoe

Sport October 13, 2018 - 14:06
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Sipas burimeve të Insportit, trajneri Bernard Challandes do të startojë nesër me Milot Rashicën, i cili do të ketë përkrah në sulm Arbër Zenelin dhe Vedat Muriqin.

Pas suspendimit të Hekuran Kryeziut, Donis Avdijaj dhe Besar Halimi – janë dy lojtarët që po luftojnë për një pozicion në mesfushë, ndërsa Valon Berisha pritet të kthehet në rolin më defensivë përkrah Herolind Shalës.

Kurse vendin të të dëmtuarit, mbrojtësit të majtë, Benjamin Kololli, pritet ta zë Aliti, ndërsa në qendër mund të startojnë dyshja Dallku-Rrahmani, kurse sa i përket krahut të djathtë, i paprekshëm është Vojvoda.

Në portë gjithashtu do të jetë numri një dhe kapiteni, Samir Ujkani.

Ndeshja mes Kosovës e Ishujve Faroe zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Do të jetë ndeshja e katër në Grupin 3 të Ligës D, aty ku prin Kosova me 7 pikë. /Insporti.com/ Image 

Image