Zyrtare: Suspendohen Khabib dhe McGregor

Sport October 12, 2018 - 15:05
DETAJET


Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas (NSAC) ka vendosur për suspendimin e Conor McGragor e Khabib Nurmagomedov.

Conor McGragor e Khabib Nurmagomedov janë suspenduar përkohësisht nga Komisioni Atletik i Shtetit të Nevadas (NSAC).

Pas hetimit të plotë për ndeshjen në mes tyre në UFC, të dy luftëtarët janë suspenduar për veprimet e tyre pas duelit në Las Vegas.

Pas fitores së tij, Nurmagomedov ka kërcyer jashtë kafazit për tu ndeshur me ekipin e kundërshtarit.

McGregor pastaj është ndeshur me anëtarë të ekipit të Nurmagomedev, duke plasur një sherr i madh në të gjithë sallën.

UFC mund të vendos nëse Nurmagomedov do ta mbajë rripin e fitores së tij apo jo, por tashmë presidenti i saj Dana White, ka thënë se rusi do ta mbajë titullin e tij.