Kalinic: Ja pse dështova në Milan

Sport October 12, 2018 - 14:20
Detajet

Nikola Kalinic beson se kalimi i vonë, lëndimet dhe të qenit njëri nga 11 lojtarët e rinj të kësaj skuadre ka bërë që ai të dështoi aty

Kalinic ishte njëri prej nënshkrimeve më të shtrenjta të Milanit në verën e vitit 2017, ku erdhi nga Fiorentina në huazim me obligim blerje 25 milionë euro, por ai shënoi vetëm gjashtë gola për kuqezinjtë.

Sulmuesi kroat i është bashkuar tani Atletico Madridit, megjithatë ai e ka bërë të qartë se nuk ka ndjenja të këqija për Milanon.

“për mua, ishte shumë e vështirë”, tha ai për AS.

“Nuk mund të bëj ndeshje parasezonale me skuadrën. Stërvitesha vetëm në Split, duke pritur që transferi të ndodh”.

“Shkova atje kur sezoni filloi. Pastaj kisha shumë probleme fizike...Milani janë një klub i madh, të cilët zakonisht fitojnë dhe luftojnë për trofe dhe dëshironin rezultate të shpejta. Megjithatë, 11 lojtarët e rinj që kishin ardhur duhej kohë që të ndërtonin një skuadër. Ende, ia dëshirojë Milanos më të mirën. Ata e meritojnë të luftojnë për Ligën e Kampionëve”, transmeton Gazeta Express