Probleme të Kombëtarja, lëndohen dy lojtarë

Sport October 12, 2018 - 13:48
Detajet

Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë detyruar të lëshojnë kampin e kombëtares shqiptare të premten, ndërsa me emergjencë janë grumbulluar Ivan Balliu dhe Sabien Lilaj.

Në një njoftim për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit, ka sqaruar se lojtarët që lanë grumbullimin kanë pasur probleme fizike.

“Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulore të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese. Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brenda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor, ora 20:45, në Izrael”, thuhet në njoftimin e FSHF-së./Zëri