Kosova merr një lajm të keq para sfidës me Ishujt Faroe

Sport October 12, 2018 - 13:33
Detajet

Heroi i Kosovës ndaj Maltës, Benjamin Kololli, i cili realizoi dy gola në fitoren 3:1 të enjten, do të mungojë në sfidën ndaj Ishujve Faroe për shkak të një lëndimi, transmeton zeri.info

“Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të ripërtëritjes së sërishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova - Malta futbollisti i Kombëtares A Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhme ishujt Faroe – Kosova. Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe”, njofton FFK-ja./Zëri