Zhegrova: Isha i pafat, por rëndësi ka fitorja

Sport October 11, 2018 - 23:07
Detajet

Edon Zhegrova kishte raste mjaft të mira sonte ndaj Maltës dhe madje e goditi edhe shtyllën, por thotë se pavarësisht se ishte i pafat, rëndësi ka fitorja e ekipit, transmeton zeri.info.

“Po, personalisht isha i pafat, por me rëndësi ishte fitorja e Kosovës sot. Janë tre pikë shumë të rëndësishme për neve”, deklaroi Zhegrova.

“Të gjithë futbollistët sot e kanë dhënë maksimumin”, shtoi mesfushori me tipare ofanzive.

“Falënderoj të gjithë tifozët që na mbështetë sot. Gjithmonë do të jem i gatshëm për të luajtur për shtetin tim”, u shpreh ai