Kosova vazhdon me fitore

Sport October 11, 2018 - 22:32
Detajet

Kosova ka triumfuar në ndeshjen e tretë të saj në kuadër të grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, shkruan zeri.info

Kosova shënoi fitore në shtëpi ndaj Maltës me rezultatin 3:1.

“Dardanët” dominuan gjatë tërë pjesës së parë, ndërsa golin e gjetën vetëm në minutën e 30-të përmes Benjamin Kolollit.

Pjesën e dytë e filluan më mirë mysafirët që e barazuan rezultatin në 1:1 falë një goditje të saktë me kokë të Andre Agiusit në minutën e 51-të.

Sidoqoftë, Kosova ktheu përsëri epërsinë, kësaj radhe falë golit të Vedat Muriqit në minutën e 68-të.

Prej minutës së 70-të, Malta mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Michael Mifsudit.

Ndërkohë, për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Kololli, që realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë në minutën e 81-të./Zëri

Image

- Rezultati momental përfundimtar është 3:1

- Mbyllet takimi

Image

- Benjamin Kololli realizon golin e dytë personal pas një asistimi të Milot Rashicës në minutën e 81-të

- Michael Mifsud ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja

Image

- Vedat Muriqi shënon për Kosovën në minutën e 68-të

- Zhegrova godet shtyllën në minutën e 64-të pas një solo aksioni të bukur

Image

- Barazon Malta në minutën e 51-të përmes Andre Agius

Image

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Edon Zhegrova godet shtyllën në minutën e 42-të

- Benjamin Kololli realizon për Kosovën në minutën e 30-të.  

- Vedat Muriqi lëshon një mundësi të mirë ballë për ballë portierit 

Image

- Zeneli rrezikon nga largësia, por portieri në vend

 

Image

- Edon Zhegrova gjuan bukur me të majtën në minutën e 12-të, por pret portieri kundërshtar

Image

- Fillon ndeshja

Image

- Intonohen himnet e të dy përfaqësueseve

Image

Image