Vdes futbollisti i famshëm kosovar, Labinot Harbuzi

Sport October 11, 2018 - 16:10
DETAJET

Futbolli shqiptar, por edhe ai botëror në përgjithësi sot e morën një lajm të zi, shkruan Zeri.info.

Futbollisti nga Kosova, Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë papritmas në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

32 vjeçari tashmë i ndjerë është gjetur nga prindërit në dhomën e tij, të cilët më pas e kanë thirr autoambulancën.

Harbuzi ishte futbollist i njohur shqiptar, ndërsa kishte luajtur në Malmo dhe Gençlerbirligi, derisa së fundmi ishte pa klub. /Zëri/