‘Dardanët’: Ja ku dhe kur mund t’i merrni biletat për ndeshjen Kosova – Malta!

Sport October 11, 2018 - 15:19
Detajet

“Dardanët” kanë dalë me njoftimin e fundit rreth biletave për ndeshjen Kosova – Malta, shkruan Zeri.info.

Tifozët e Kosovës i kanë informuar tifozët e anëtarësuar se ku dhe kur mund të pajisen me bileta të ndeshjeve të sontme.

“Njoftim: Të dashur Dardanë, sonte nga ora 18:00 takohemi tek varri i presidentit Vokrri për të vazhduar kortezh drejt stadiumit “Fadil Vokrri”! SQARIM: Tifozët e antarësuar që kan aplikuar për kartelë dhe nuk jan pajisur me biletë, takohemi në ora 18:00 me letërnjoftim për tu pajisur me biletë. PËRPARA KOSOVË. #dardanet #fadilvokrri9”, kanë shkruar tifozët kosovarë në grupin e tyre në Facebook. /Zëri/

Image