Rodriguez, i lumtur te Milani

Sport October 11, 2018 - 12:56
Detajet

Menaxheri i Ricardo Rodriguesit, Gianluca Di Domenico thotë se klienti i tij është shumë i lumtur te Milanit dhe se ai së shpejti do të tregojë se është njëri prej mbrojtësve të krahut më të mirë në Serie A, transmeton zeri.info

“Ai është duke bërë paraqitje të nivelit të lartë. Ai ka qenë në gjendje të adaptohet mirë me futbollin italian sepse pothuajse të gjithë ata që vijnë nga jashtë këtu vuajë fillimisht, thjesht shikoni Andre Silvan. Ricardos i mori kohë që të mësohet me ritmin e ekipit dhe tani Milani e di sesi ta shfrytëzojë më mirë atë”, ka deklaruar Di Domenico.

“Ai dëshiron që të qëndrojë te Milani, ai është I lumtur këtu”, shtoi ai./Zëri