Sport

Khabib e pranon ftesën e McGregor, por me një kusht

Khabib e pranon ftesën e McGregor, por me një kusht
11 tetor 2018 • 09 : 49

Lexo tjera detaje

Khabib Nurmagomedov u shpall kampioni absolut i peshave të lehta (70 kg) në “UFC”, pas duelit me Konor MekGregor, ku mposhti irlandezin në raundin e katërt duke e detyruar atë të dorëzohet.

Një ditë mbas përfundimit të takimit MekGregor u shpreh se do të ndeshej sërish me sportistin nga provinca ruse e Dagestanit, por organizimi i ndeshjes tani ka një “kleçkë”. Gjithçka ka të bëjë me shpërndarjen e të ardhurave të duelit.

Për luftimin e një jave më parë, MekGregor përfitoi tre milionë euro, ndërsa Khabib 2 milionë, pra një shpërndaje 60% me 40% në favor të irlandezit. Sipas mikut të ngushtë të Khabib, në duelin tjetër rusi nuk ka ndërmend të hyjë në kafaz pa pasur të garantuar të paktën 70% të të ardhurave.

© zëri.info