Kjo është deklarata e trajnerit të Kosovës për ndeshjen me Maltën

Sport October 10, 2018 - 22:13
Detajet

Bernard Challandes ka thënë se e ka studiuar mirë lojën e Maltës, të cilën e konsideron të rrezikshme në kundërsulme, por edhe të kujdesshme në repartin defanziv para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kombeve, shkruan Zeri.info.

“Unë e kam studiuar lojën e Maltës. Momentalisht ky është ekipi më i mirë që e ka Malta. Ata e kanë një ekip kompakt në mbrojtje. Janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe në harkime”, ka thënë trajneri zviceran sot në konferencë për shtyp.

“Këto janë aspektet që ne duhet t’i kemi parasysh. Unë dua nga ekipi ta bëjmë një lojë të mençur. Nuk dëshiroj vetëm sulm, dua të jemi të komponuar dhe të kujdesshëm në mbrojtje”, nënvizoi ai.

“Kam respekt për ekipet tjera, por jo frikë. Filozofia ime e futbollit është ta japim performancën më të mirë. Duhet ta japim maksimumin, të luajmë me zemër dhe të bëjmë lojë të mirë. Kam besim të plotë te e gjithë skuadra ime”, ka përfunduar ai.

Zvicerani është zotuar se sonte do ta vendosë në fushë ekipin më të mirë të mundshëm dhe se për momentin nuk po mendon për duelin e 14 tetorit me Ishujt Faro në udhëtim. /Zëri/