Ish e dashuara e Ronaldos: Me mua portugezi ishte shumë i sjellshëm

Sport October 10, 2018 - 15:52
Detajet

Në kulmin e akuzave për përdhunim ndaj Cristiano Ronaldos, del në skenë një tjetër personazh i njohur, që tregon lidhjen intime që ka patur me CR7.

Rafaela Fico, ish-partnerja e Mario Balotellit, me të cilin ka një vajzë, gjithsesi i ndel në mbrojtje, portugezit, duke i konsideruar të dyshimta akuzat për përdhunim, transmeton SS.

“Kam qenë 11 muaj e fejuar me Cristiano Ronaldon, në atë kohë ai luante te Manchester United. Kanë qenë 11 muaj dashuri. Ronaldo është një djalë normal, i qetë dhe i thjeshtë. Me mua ishte gjithmonë i sjellshëm.”

Rafaela tregon detaje të tjera të sjelljes së portugezit, kur kthehej nga stërvitja.

“Edhe kur vinte në shtëpi, stërvitej për muskujt e barkut. E bënte gjithmonë pas darkës. Shihte filma dhe relaksohej duke bërë ushtrime, 4-5 seri nga 20 minuta.”

Image

Image

Image