Policia e Las Vegasit: Provat për Ronaldon nuk kanë humbur ende

Sport October 10, 2018 - 12:45
Detajet

Policia e Las Vegasit citohet të këtë thënë se i ka provatorigjinale të dhunimit të Cristiano Ronaldos, të cilat nuk kanë humbur.

Hetimi është rihapur pasi modelja amerikane Kathryn Mayorga ka folur për revistën gjermane Der Spiegel, duke thënë se kishte një marrëveshje të fshehtë më 2009 që ta mbante të fshehtë rastin e që nënshkrimi i saj ishte i pasaktë.

Gazeta portugeze “Obzervador” ka kontaktuar sot më zëdhënësin e departamentin të policisë së Las Vegasit, i cili ka mohuar raportet se provat e hetuesisë janë të pasakta.

“Provat nuk janë zhdukur, janë ende të njëjtat që ne kemi mbledhur më 2009 dhe janë në posedimin tonë”, ka thënë zëdhënësi Jacinto Rivera për gazetën.

“Ne nuk do të jap detaje më të mëdha për rastin. Ende nuk është vendosur kur ne do të flasim me Ronaldon, pasi që ai është jashtë vendit tonë. Çdo herë kur një krim hetohet, natyrisht ne flasim me personin i cili akuzohet se e ka kryer këtë krim”.

Megjithatë, zëdhënësi po ashtu nuk e ka bërë të qartë që sulmuesi i Juventusit nuk është i akuzuar për asgjë derisa të mblidhen të gjitha provat dhe informatat.