Jo vetëm United, edhe Bayern në 'luftë' për Zidane

Sport October 10, 2018 - 12:28
Detajet

Bayern Munchen mund të jetë kundërshtari i Manchester United nëse do të shkarkojnë nga detyra trajnerin Niko Kovac, i cili e ka nisur keq sezonin me bavarezët.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë renditen në vendin e gjashtë të Bundesligës dhe Kovac është nën presion të madh.

Por, sipas RMC Sport, Bayern Munchen po mendon edhe për Laurent Blanc dhe Arsene Wenger pëer zëvendësimin e Kovacit.

Zidane është aktualisht pa punë, pasi vendosi në mënyrë të habitshme që të largohej nga Reali pas 3 Champions radhazi të fituara me skuadrën madrilene.