Milani afër Paquetas?

Sport October 10, 2018 - 10:31
Detajet

Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit brazilian të Flamengos, Lucas Paqueta, raporton “Globo Esporte”.

Raportohet se gjigandi italian do të nënshkruajë me 21-vjeçarin për rreth 35 milionë euro, transmeton zeri.info

Në garën për shërbimet e Paquetas, Milani e mposhti Paris Saint-Germainit, gjë e cila ndodhi për shkak të dëshirës së tyre të madhe për të nënshkruar me lojtarin, nndërsa gjithashtu rol të veçantë pati drejtori teknik i kuqezinjve, Leonardo.

Mesfushori me tipare ofanzive ka shënuar nëntë gola në 24 ndeshje për Flamengon në ligën braziliane, ndërsa numëron edhe dy paraqitje për përfaqësuesen braziliane./Zëri