Kompany, prioritet i klubit italian

Sport October 09, 2018 - 16:03
Detajet

Interi po shpreson ta transferojë Vincenc Kompanyn, shkruan “Interlive.it”, përcjellë Zeri.info.

Gjiganti italian beson se mund ta marrë qendërmbrojtësin belg për t’ia ofruar atij kontratën e fundit para pensionimit.

32-vjeçari pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Interi gjithashtu është i interesuar për dyshen e Tottenhamit, Toby Alderweireld e Jan Vertonghen, por ata do ta ketë shumë më të vështirë t’i transferojë në Itali. /Zëri/