Hazard në janar i bashkohet këtij klubi?

Sport October 09, 2018 - 16:00
Detajet

Real Madridi e ka shënjestruar yllin e Chelseat, Eden Hazard, për afatin kalimtar të janarit.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja spanjolle “Cadena SER”, përcjellë Zeri.info.

Mesfushori ofanziv belg është duke e kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke realizuar 7 gola në Premierligë deri tash, ndërsa “Los Blancos” po e kalojnë periudhën më të errët që nga viti 1985 para golit të kundërshtarit.

Presidenti i kampionit evropian, Florentino Perez, shpreson që t’i qetësojë tifozët madrilenë duke e sjellë Hazardin në kryeqytetin spanjoll.

Por, nëse Chelsea do të kërkojë shumë para për lojtarin e saj kryesor, Reali do t’i kthehet gjatë verës tjetër objektivit të vjetër Neymar, të cilin Paris Saint-Germaini e kishte blerë 222 milionë euro nga Barcelona. /Zëri/