Kushton 100 milionë funte!

Sport October 09, 2018 - 15:55
Detajet

Ylli i ri i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, mund të transferohet në klubet e Premierligës për një shumë prej 100 milionë funtesh.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjellë Zeri.info.

Ish-futbollisti i të rinjve të Manchester Cityt po e kalon një sezon fantastik me ekipin gjerman duke i dhuruar nëntë asistime deri më tash dhe besohet se e ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha angleze si Manchester United, Liverpool, Chelsea e Tottenham, edhe pse javë më parë e ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Bundesliga.

Dortmundi e sheh Sanchon si pasardhës të Ousmane Dembeles, i cili ishte shitur në Barcelonë për mbi 100 milionë euro vitin e kaluar dhe presin oferta me shumë të njëjtë edhe për yllin e tyre të ri, që po vjen. /Zëri/