Qeveria i thotë ‘Po’ projektit gjigant të FC Prishtinës (FOTO+VIDEO)

Sport October 09, 2018 - 15:12
Image

Qeveria e Republikës së Kosovës ia ka dhënë dritën e gjelbër të martën kërkesës së Ministrisë së Sportit që të zgjerohet hapësira e parcelës së kërkuar nga FC Prishtina për shfrytëzim. Me propozim-vendimin e ri, Bardhekaltrit do t’i kenë në dispozicion 100 mijë metra katrorë për ndërtimin e kompleksit të madh dhe modern sportiv, që planifikojnë ta bëjnë prishtinasit. Me shumicë votash, Qeveria Haradinaj e ka aprovuar këtë propozim-vendim. MKRS-ja konsideron se ky projekt madhor dhe i jashtëzakonshëm do të jetë mjaft i dobishëm për futbollin kryeqytetas

FC Prishtina dhe kryeqyteti i Kosovës e kanë marrë një lajm të madh të martën nga Qeveria e Republikës së Kosovës, shkruan Zeri.info.

Qeveria Haradinaj, në mbledhjen e saj të radhës i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së Ministrisë së Sportit që të zgjerohet hapësira e parcelës së kërkuar nga FC Prishtina për shfrytëzim.

Me propozim-vendimin e ri, Bardhekaltrit do t’i kenë në dispozicion 100 mijë metra katrorë për ndërtimin e kompleksit të madh dhe modern sportiv, që planifikojnë ta bëjnë prishtinasit.

Image

Pra, gati një fish më shumë në krahasim me vendimin paraprak, në bazë të të cilit prishtinasit do t’i kishin në dispozicion pak më shumë se 50 mijë metra katrorë.

Image

Me shumicë votash, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj e ka aprovuar këtë propozim-vendim, të bërë nga zëvendës-ministrja e Sportit, Leonora Morina – Bunjaku.

Image

MKRS-ja konsideron se ky projekt madhor dhe i jashtëzakonshëm do të jetë mjaft i dobishëm për futbollin kryeqytetas, përmes të të cilit mund të zhvillohen dhe dalin talente të reja.

Image

Në këtë hapësirë që do t’i ndahet, klubi më i madh në vend planifikon ta ndërtojë një kompleks të madh dhe modern sportiv. Prishtinasit e kanë në letër edhe projektin e jashtëzakonshëm.

Image

“Me qëllim të avancimit të sportit në Republikën e Kosovës kërkojmë nga ju që të bëhet korrigjimi i vendimit të datës 28 shkurt 2018, vendim ky i plotësuar dhe ndryshuar me vendim të Qeverisë të datës 29 mars 2018 lidhur me parcelën numër 1197-2. Pas kërkesës së Komunës së Prishtinës, kjo parcelë nuk mund të ndahet për shkak të planifikimeve në planin zhvillimor urban. Por, e njëjta duhet të trajtohet si tërësi”, ka thënë fillimisht Morina – Bunjaku.

Image

Image

“Kërkojmë që të aprovohen ndryshimet e parapara dhe në vend të hapësirës prej 56.678 metrash katrorë, të vendoset në 100 mijë metra katrorë. Dhe, e njëjta do të përdoret nga klubi i futbollit Prishtina. Me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve sportive, Ministria e Sportit kërkesën e klubit të futbollit Prishtina e konsideron si të arsyeshme pasi që në mandatin e MKRS-së është përmirësimi i kushteve të infrastrukturës sportive, të talenteve dhe që futbollistët të kenë ambiente të përshtatshme sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. Dhe, dhënia në shfrytëzim e kësaj hapësire do të krijonte kushte më të mira për zhvillimin e gjeneratave të reja, të cilat do të merren me futboll”, ka shtuar zëvendës-ministrja.

Image

Kërkesa në fjalë ishte pjesë e pikës 14 të rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë.

Më pas, Kryeministri Haradinaj e hodhi në votim këtë propozim-vendim dhe më pas u aprovua ai.

Image

FC Prishtina qysh moti e ka bërë projektin, por institucionet ia kishin pamundësuar ta jetësonin atë.

Image

Prishtinasit planifikojnë ta ndërtojnë një kompleks modern në vlerën prej 3.5 milionë eurosh. Si në Evropë.

Image

Projekti parasheh ndërtimin e disa fushave ndihmëse me bar sintetik dhe me bar natyral.

Image

Po ashtu planifikohet edhe ndërtimi i një konvikti për të rinjtë e Akademisë. /Zëri/

Image

Image