Mbappe thyen rekordin 45-vjeçar në Francë

Sport October 08, 2018 - 10:30
Detajet

Kylian Mbappe e rikonfirmoi statusin e tij si futbollisti i ri më i mirë në botë, pasi bëri histori në ligën franceze derisa shënoi katër herë për Paris Saint-Germainin në fitoren 5:0 ndaj Lyonit të dielën, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez realizoi katër herë për 13 minuta. Këto gola bënë që ai të bëhej futbollisti i parë i ri pas 45 edicionesh që realizon katër gola në një ndeshje të ligës franceze.

“I humba disa mundësi, po dhe unë duhej të kisha shënuar më shumë gola, por kjo është normale. Është pjesë e hapave në të cilat duhet të kaloj, për të arritur në maje. Por, unë do të punoj”, deklaroi Mbappe.

“Bashkëlojtarët e mi më kanë përkrahur shumë. Sepse për një sulmues, përderisa mundësinë krijohen për mua, çdo gjë është mirë”, u shpreh reprezentuesi francez.

“E dija se nëse do të bëja lëvizjen e duhur do të shënoja dhe bashkëlojtarët e mi më shërbyen shumë topa. Kjo është arsyeja se pse shënova kaq shumë sonte (e diel)”, shtoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Monacos./Zëri