Para ndeshjes së Kosovës me Maltën, Edon Zhegrova merr një lajm të keq

Sport October 07, 2018 - 23:47
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Edon Zhegrova sërish është “injoruar” te Genku.

Talenti i Përfaqësueses së Kosovës, përsëri nuk është ftuar me pjesën tjetër të ekipit te skuadra belge, përcjell Insporti

Trajneri i Genkut, Philippe Clement, nuk i ka dhënë shumë minuta 19-vjeçarit këtë edicion.

Kjo nuk është hera e parë që ai nuk është as në bankën rezervë te ekipi belg, pasi në disa ndeshje ai nuk është ftuar fare nga trajneri.

Zhegrova është pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet ndaj Maltës e Ishujve Faroe, por mbetet të shihet nëse mungesa e minutave me Genkun do të ketë ndikim në selektorin Challandes.

Kundër Ishujve Faroe, Zhegrova luajti rreth 12 minuta, si zëvendësues i Milot Rashicës në pjesën e dytë. /Insporti.com/