Prishtina nuk lejon befasi

Sport October 07, 2018 - 19:42

Hendbollistët e Prishtinës nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar bindshëm ndeshjen me Drenicën.

Të dielën Prishtina fitoi ndaj Drenicës me rezultat 30:20.

Ndeshja i takoi javës së katërt të Superligës së Kosovës.

Për Prishtinën ishte fitorja e tretë, ndërsa me gjashtë pikë mbanë vendin e tretë.

Drenica pësoi humbjen e tretë dhe është e shtata me dy pikë.

Prishtinasit e fituan pjesën e parë me rezultat 14:9.

A. Gjuka e O. Beshiri realizuan nga gjashtë gola për Prishtinën.

Te Drenica pesë lojtarë shënuan nga tri gola.

Tri ndeshje të javës së katërt janë luajtur të shtunën, ndërsa ndeshja Besa Famgas – Zhegra zhvillohet në mesjavë.

Prishtina – Drenica 30:20 (14:9)

Prishtina: Hoxha 1, Ademi, Abazi 1, Visoka 1, Murtezi, Fetahu, Bajqinovci 4, Krasniqi 4, Kastrati 4, Gjuka 6, Gashi, Beshiri 6, Basholli 2, Agushi, Beqiraj

Drenica: Lladrovci, Ademi 2, Karaqa 1, Binaku, Hasani, Klinaku 3, Haxhiaj 2, Mehmeti 3, Zekaj 3, Qorri 3, Thaqi 3, Muqolli