Milan mposht Chievon

Sport October 07, 2018 - 16:49
Detajet

Milani ka shënuar fitore 3:1 ndaj Chievos në xhiron e tetë të ligës italiane, transmeton zeri.info

Gonzalo Higuain (27’, 34’) realizoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa për golin e tretë u përkujdes Giacomo Bonaventura në minutën e 56-të.

Golin e vetëm për mysafirët në këtë takim e shënoi Sergio Pellissier në minutën e 63-të.

Milani tani numëron 12 pikë në tabelë, ndërsa ka një ndeshje më pak të luajtur, atë të xhiros së parë ndaj Genoas./Zëri