Kovac, i pasigurt për të ardhmen

Sport October 07, 2018 - 14:41
Detajet

Niko Kovac e ka pranuar se nuk do të ketë një kohë të gjatë për ta kthyer Bayern Munichun në formë, pas humbjes 3:0 në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbachut, transmeton zeri.info

Kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore e gjigandit bavarez, duke bërë që pozita e trajnerit të vihet në dyshim..

“E di për mënyrën sesi shkojnë gjerat në futboll dhe në Bundesligë. Unë mendoj se bëmë disa paraqitje të mëdha në shtatë ndeshje dhe tani nuk jemi duke e bërë këtë. E di se jam te Bayern Munichu dhe koha që keni në dispozicion është ndryshe nga vendet e tjera”, deklaroi Kovac.

“Ne tashmë kemi treguar se çfarë mund të bëjmë dhe jam i bindur se do ta tregojmë përsëri së shpejti. Do ta bëj punën time që kjo të ndodhë”, shtoi ai./Zëri