Reagimi qesharak i djaloshit pas ia preku dorën Messit

Sport October 05, 2018 - 13:20
Detajet

Lionel Messi ishte fenomenal në ndeshjen kundër Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi i shënoi dy gola.

Pas përfundimit të ndeshjes, duke shkuar në zhveshtore, Messi ia ndreqi natën djaloshit, i cili kujdeset për topat në fushë, transmeton Gazeta Express.

Shtrëngimi i dorës me njërin ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, pa dyshim që do të jetë një moment që vështirë se do ta harrojë ai djalosh.

Në këtë video shihet reagimi fenomenal i tij pas preku dorën e Messit. Ai mbeti i shtangur më pas dhe nuk i besohej.