Befason Iaquinta: Ronaldo nuk është futbollisti i pazëvendësueshëm në sulmin e Juventus, por ky lojtar

Sport October 05, 2018 - 12:01

Ish-sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta beson se është Mandzukic dhe jo Ronaldo, lojtari “i pazëvendësueshëm” tek kampioni italian.

“Me Ronaldon Juventus mund ta bëjë diferencën dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve”, i tha italiani Gazzetta dello Sportit. “Por Mario (Mandzukic) është krucial dhe i pazëvendësueshëm. Ai lufton, ndihmon mbrojtjen, vrapon sa 4 lojtarë dhe e ka gjetur konsistencën para golit”, ka deklaruar Iaquinta, transmeton zeri.info.

Sipas tij, Ronaldo dhe Dybala mund të luajnë së bashku. “Dybalas duhet t’i jepet liri më e madhe. Unë e shoh më të mirën e tij kur ai luan prapa sulmuesve”, u shpreh italiani.

Kohëve të fundit pati raporte të shumta për një largim të mundshëm të Dybalas, pasi që nuk po i jepej mjaft hapësirë.

Iaquinta nuk sheh rival të Juventusit për Scudetto.

Juventus prin në Serie A me 21 pikë, maksimumin pas 7 ndeshjeve të luajtura. Po ashtu, ata i kanë fituar dy ndeshje në Ligën e Kampionëve./ZERI