Cahill, i lumtur për Moratan

Sport October 05, 2018 - 12:04
Detajet

Mbrojtësi i Chelseat, Gary Cahill thotë se është i lumtur që bashkëlojtari i tij Alvaro Morata shënoi gol pas një periudhe të gjatë pa realizuar, transmeton zeri.info

Reprezentuesi spanjoll realizoi golin e vetëm të klubit londinez në fitoren 1:0 ndaj Vidit në Ligën e Evropës. Cahill thotë se ky gol do t’ia ngrit vetëbesimin Moratas.

“Është një punë e kryer. Ndeshje sikur këto janë të vështira, por e rëndësishme është që ne jemi të motivuar. Ne provonim dhe provonim dhe në fund morëm atë që e merituan. Ata rrinin prapa dhe na frustruan”, deklaroi Cahill.

“Ne humbëm disa raste, por Alvaro Morata shënoi golin e fitores për ne. Morata bëri një punë të mirë dhe jam i lumtur që e shoh duke shënuar”, shtoi ai./Zëri