Leonardo flet për transferimin e mundshëm të Ibras

Sport October 05, 2018 - 10:38
Detajet

Drejtori teknik i Milanit, Leonarda ka thënë se rikthimi i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic te gjigandi italian është i pamundur, transmeton zeri.info

Së fundmi ishte raportuar që Milani dëshiron rikthimin e lojtarit të LA Galaxy, i cili kishte shënuar 42 gola në Serie me Milanin gjatë periudhës 2010-2012, por këto zëra i ka mohuar Leonardo.

“Ibra është shumë i lidhur me Milanin, të gjithë e dinë këtë. Ne nuk mund të mohojmë që ishte më shumë sesa një mendim i shkurtër në mendjet tona kur erdhëm këtu sepse ai është i jashtëzakonshëm dhe ka disa karakteristika të veçanta, por momentalisht është e pamundur”, deklaroi Leonardo./Zëri