Fitore e lehtë për Arsenalin, kryeson i vetëm në Grupin E

Sport October 04, 2018 - 20:55
Lexo detajet

Arsenali ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim tek Qarabag me rezultat 0-3.

Arsenali shënoi golin e parë vetëm pas katër minutash lojë.

Nacho Monreal tentoi nga distanca, ndërsa mbrojtësi Sokratis devijoi topin duke e dërguar në rrjetë për 0-1.

Me epërsinë prej një goli të Topçinjve përfundoi pjesa e parë.

Pjesën e dytë Arsenali e nisi edhe më mirë, pasi në 53-të, Smith-Rowe shënoi golin e dytë pas asistimit nga Iwobi.

Topçinjtë nuk e ndalën ritmin dhe shënuan edhe golin e tretë 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette asistoi bukur tek bashkëkombësi i tij Matteo Guendouzi i cili realizoi për 0-3.

Pas kësaj fitore, Arsenali vazhdon të mbetet lider i vetëm në Grupin E me gjashtë pikë të grumbulluara.

Ansi Agolli ishte titullar dhe luajti gjatë 90 minutave për vendasit, ndërsa Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi u pushuan nga Unai Emery dhe e ndoqën këtë sfidë nga banka rezervë.

Ndeshjen e radhës Arsenali do ta luaj në udhëtim tek Sportingu, ndërsa Qarabagu pret Vorsklan.