Southgate vazhdon me Anglinë

Sport October 04, 2018 - 18:58

Gareth Southgate pritet të nënshkruajë kontratë të re, e cila do ta mbajë në krye të Përfaqësueses së Anglisë deri në “Botërorin 2022”.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”, përcjellë Zeri.info.

Pas bisedimeve me Federatën Angleze në javët e fundit, palët janë marrë vesh që Southgate të nënshkruajë kontratë të re për dy vjet, në të cilën rroga e tij do të rritet dhe do të bëhet 2.5 milionë funte në vit.

Anglezët janë të kënaqur me trajnerin aktual. /Zëri/