Messi e meriton 'Topin e Artë'

Sport October 04, 2018 - 18:28

Ivan Rakitic thotë se Lionel Messi është ndryshe nga lojtarët tjerë, ndërsa e ka lavdëruar yllin e Barcelonës pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Messi ishte magjik, ndërsa pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi dy herë në fitoren 4:2 në Wembley të mërkurën mbrëma, shkruan Zeri.info.

Me këtë rast, Messi arriti në kuotën e 64 golave në 65 ndeshje me Barçën në fazën e grupeve të Championsit.

“Pleshti” u la jashtë Top-3 për çmimin e futbollistit më të mirë në botë, por Rakitic mendon se Messi është më i miri.

“Me gjithë respektin për lojtarët tjerë që e kanë fituar ‘Topin e Artë’, ne e dimë se është një lojtar ndryshe nga të tjerët dhe ai është Leo Messi”, ka thënë Rakitic pas lojës.

“Modrici e kishte një sezon fantastik dhe ndoshta njerëzit duan të ndryshojë fituesi. Por Luka, por edhe të gjithë të tjerët e dinë se Messi është ndryshe, mbi të tjerët, ka diçka më shumë se të tjerët, me gjithë respektin që kam për lojtarët tjerë”, ka përfunduar mesfushori kroat. /Zëri/