Kështu u mbyll ndeshja e sotme e Superligës

Sport October 04, 2018 - 17:38
Detajet

Flamurtari dhe Gjilani i kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll, e cila u zhvillua sot.

Skuadrat barazuan në kryeqytet me rezultat 1:1, në një ndeshje interesante, shkruan Zeri.info.

Kuqezinjtë kanë kaluar të parët në epërsi përmes golashënuesit më të mirë të tyre, Alban Shillova, i cili shënoi në stilin “gërshërë” në minutën e gjashtë.

Mirëpo, gjilanasit nuk u dorëzuan assesi dhe pas disa tentimeve ia dolën ta barazonin rezultatin në minutën e 40-të përmes Trevin Ceaser, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Ansi Nikës. Flamurtari ngritet në kuotën e 15 pikëve, kurse Gjilani tash ka 14 sosh.

Xhiroja e nëntë e Superligës do të luhet këtë fundjavë, ndërsa më pas elita e futbollit kosovar do të pushojë për shkak të ndeshjeve që do t’i zhvillojë Përfaqësuesja e Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Maltës dhe Ishujve Faro. /Zëri/