Feniks - Kairat, kështu u mbyll ndeshja e Championsit!

Sport October 03, 2018 - 22:04
Detajet

Feniksi e ka nisur fazën e dytë, respektivisht “Main Round” të Ligës së Kampionëve me humbje, shkruan Zeri.info.

Kampioni i Kosovës është mposhtur sonte në Prishtinë me rezultat 3:7, në duel me ekipin Kairat.

Mysafirët janë treguar më të mirë duke e siguruar fitoren qysh në pjesën e parë, kur i realizuan plot 6 gola.

Golat për mysafirët i kanë shënuar: Rangel Taian Pess Pereira (4’), Taynan (10’, 15’, 23’ e 39’), Jonhn Lennon Felinto Silva (11’) e Edson Gomes Dos Santos (13’). Kurse, për kampioniin e Kosovës shënuan Cesar (8’), Mentor Mejzini (19’) e Dragan Petkoviç (34’).

Në duelin tjetër, nënkampioni evropian i vitit të kaluar, Sporting Lisbona e ka mposhtur ekipin Linda me rezultat 3:2.

Siç dihet, Feniksi është organizator i kësaj faze dhe ndeshjet e Grupit 4 po zhvillohen në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.

Nesër mbrëma do të luhen ndeshjet e dyta, ku Kairati luan me Sportingun, kurse Feniksi do të përballet me Lidan. /Zëri/