Prindër për herë të dytë? Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij e kanë gati emrin e fëmijës

Sport October 03, 2018 - 13:06
Detajet

Mëngjesin e sotëm, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Gjatë kësaj interviste ai foli për arritjet e deritanishme dhe planet e së ardhmes.

Loriku zbuloi se dëshiron që të zgjerojë familjen me një tjetër fëmijë. Teksa në shtator Cana dhe bashkëshortja e tij italiane, Monica, festuan 3-vjetorin e djalit, Bojken, çifti po planifikon për një fëmijë të dytë.

Madje çifti ka menduar dhe për emrin nëse Monica do të ishte në pritje të ëmbël me një vajzë.

“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Monika në fakt do vajzë dhe i ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda”, ka rrëfyer ish-kapiteni.