Roma mund të bëjë edhe më shumë

Sport October 03, 2018 - 11:20
Detajet

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko e pranoi se klubi italian nuk e filloi edhe aq mirë këtë edicion, por se ekipi i tij mund të bëjë edhe më shumë pas fitores 5:0 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

“Ne nuk e filluam mirë edicionin si ekip”, deklaroi Dzeko, që realizoi tre gola në takimin ndaj klubit çek.

“Sigurisht unë nuk shënova qa gola sa dëshirova. Ishte një ndeshje e mirë për mua, për ekipin. Ne thjesht duhet të vazhdojmë kështu sepse nuk mendoj se ky është maksimumi jonë. Ne mund të bëjmë edhe më shumë”, shtoi reprezentuesi boshnjak, i cili është pjesë e Romës që prej vitit 2015, ndërsa ka shënuar plot 77 herë me fanellën e klubit italian./Zëri