Silva mund të rikthehet te Milani

Sport October 03, 2018 - 10:59
Detajet

Andre Silva nuk e përjashton rikthimin te Milani në fund të sezonit, transmeton zeri.info

Portugezi është i huazuar te Sevilla deri në fund të këtij edicioni, ndërsa e ka filluar aventurën e tij të re në ligën spanjolle duke shënuar shtatë gola.

Silva i ishte bashkuar Milanit në verën e vitit 2017 për 38 milionë euro, por shënoi vetëm dy herë në Serie A gjatë edicionit të kaluar, ndërsa thotë se nuk mund t’i shpjegojë vështirësitë që pati në Itali.

“Nuk prisja që të shënoja shtatë gola dhe gjithë këto fitore. Unë jam gjithmonë pozitiv, por nuk prisja që të jetë kaq mirë! Unë ndihem mirë në fushë dhe jashtë saj, kështu që duhet të falënderoj bashkëlojtarët dhe trajnerin”, deklaroi Silva.

“Unë luaj për Sevillan, por jam një lojtar i Milanit, së paku deri në qershor. Futbolli është futboll, asnjë klub nuk është i njëjtë mes veti. Nuk e di sesi ta shpjegojë atë që ndodhi me kuqezinjtë edicionin e kaluar. Unë e di vetëm se në këtë edicion, ndihem mirë përsëri dhe dua të shënojë më shumë gola dhe të fitojë sa më shumë ndeshje”, shtoi ai./Zëri