Humb Reali, Ronaldo poston diçka në Twitter

Sport October 02, 2018 - 23:51
Lajmet e fundit nga sporti

Juventus po marshon sigurt edhe në Ligën e Kampionëve.

Formën e mirë të Serie A, ‘Zonja e Vjetër’ e ka bartur edhe në garën evropiane.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka mposhtur 3:0 Young Boys në ‘
Allianz Stadium’, me golat e sulmuesit argjentinas Paulo Dybala.

Në këtë ndeshje Juventusi nuk ka mundur të llogarisë në Cristiano Ronaldon, që mungoi shkaku i kartonit të kuq.

Portugezi ka përgëzuar skuadrën për këtë fitore, por edhe pse Juventusi ndeshjen e zhvilloi nga ora 18:55, 33 vjeçari ka vendosur të urimin ta bëjë në momentin e përfundimit të ndeshjes CSKA Moscow – Real Madrid, ku ish skuadra e tij u befasua nga rusët duke u mundur 1:0.

“Përgëzime djem për një fitore tjetër të madhe”, ka shkruar Ronaldo.

Në rrjetet sociale ka filluar shumë të diskutohet koha e publikimit të këtij urimi nga Ronaldo, ku pi cilësohet si një “thumb” për ish skuadrën e tij që është futur në një krizë të thellë të rezultateve.