Me birrë pas golit, festimi origjinal vjen nga Suedia (VIDEO)

Sport October 02, 2018 - 16:53
Detajet

Përveç golit, ku lojtarët shpesh shënojnë me mënyra nga më të çuditshmet, tashmë edhe festimi është një pjesë e rëndësishme e realizimit. 

Futbollistët mundohen të jenë sa më origjinalë, pse jo të krijojnë edhe një festim të tyrin, ndryshe nga gjithë të tjerët.

Një rast i tillë vjen nga Suedia, ku sulmuesi Kennedy Bakircioglu, shënoi pas një goditje dënimi shumë larg portës, dhe ai shkoi menjëherë pranë tifozëve për të festuar.

Në atë moment, një gotë me birrë i erdhi nga tifozët dhe 37-vjeçari, nuk nguroi ta kapte në ajër, e të pinte birrën.

Festimi me birre on Vidnews.