Krizë në Barcelonë, prishen marrëdhëniet mes Messit dhe Piques

Sport October 02, 2018 - 16:29
Detajet

Marrëdhënia mes kapitenit të Barcelonës, Lionel Messit, dhe qendërmbrojtësit Gerard Pique është prishur plotësisht, sipas raportimit të emisionit televiziv spanjoll “El Chiringuito de Jugones”.

Dy personalitetet me më së shumti ndikim në Barcelona, Pique dhe Messi, janë zënë me njëri-tjetrin pas rezultateve të këqija që ka pasur klubi gjatë xhirove të fundit, transmeton Gazeta Express.

Messi dhe Pique e kanë njohur njëri-tjetrin që nga koha kur kanë luajtur bashkë në akademinë e Barcelonës. Ata ishin ndarë për një periudhë, kur Pique ishte transferuar në Manchester Unitedi. Mirëpo, që nga viti 2008, kur qendërmbrojtësi spanjoll i kthye në Kataloni, ata kanë luajtur së bashku me argjentinasin.

‘El Chiringuito’ raporton se Pique nuk është i lumtur me Messin, i cili tani është kapiten e Barcelonës, pasi që mendon se argjentinasi duhet të flasë më shpesh në media, sidomos pas rezultateve të këqija.

“Pique është kritik ndaj Messit pasi që ky nuk flet për media kur gjërat vështirësohen. Ai mendon se Leo flet vetëm kur nuk është në Evropë, me Argjentinën”, pretenduan gazetarët e El Chiringuitos.

Ndërsa, Messi thuhet se i është përgjigjur Piques duke e fajësuar atë për rezultatet e fundit, të cilat mendon se erdhën për shkak të mbrojtjes së dobët.

“Messi i ka thënë atij se janë duke pranuar shumë gola. E ka bërë të qartë se mendon që mbrojtja nuk po ia ofron skuadrës mbështetjen që i nevojitet”, shtuan gazetarët.