Vazhdojnë çudirat në futbollin kosovar: Ja tribuna ‘Vip’ e improvizuar në stadium!

Sport October 02, 2018 - 15:15
Detajet

Stadiumi i Kikës në fshatin Hogosht vazhdon të mbetet njëri ndër arenat më interesante në vendin tonë.

Një fushë futbolli ndërmjet kodrave që e karakterizon këtë pjesë të “Anamoravës” është vendi i preferuar i banorëve hogoshtas, të cilët në numër gjithnjë e më të madh po e ndjekin skuadrën e tyre të zemrës “Kikën”.

Megjithëse këtij stadiumi i mungojnë vendet adekuate për tifozë duke se kjo nuk paraqet aspak problem për disa prej tyre, pasi që kanë zgjedhur alternativa të tjera për t’i ofruar rehati vetes, shkruan Gazetasheshi.com.

Jo të gjithë mund të kenë këtë komoditet për ta ndjekur një ndeshje futbolli nga afër, ndaj më poshtë keni mundësi të ndiqni disa pamje nga tribuna “Vip” e stadiumit të Hogosht:

Image

Image