Gjilani dhe Drita mund t’ua shohin sherrin tifozëve të tyre!

Sport October 02, 2018 - 15:12

Derbin e parë gjilanas të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll e fitoi Gjilani.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, Gjilani fitoi me rezultat, 1-0.

Spektaklin më të madh në stadium e dhuruan tifozët – si ”Skifterat” ashtu edhe ”Intelektualët”, transmeton IndeksOnline.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Disiplinor, FFK ka bërë të ditur se ka hapur procedurë disiplinore ndaj të dyja klubeve.

Për Gjilanin është hapur procedurë disiplinore për shkak të sjelljeve të parregullta të “Skifterave”.

Tifozët në fjalë me koret e tyre ofenduan Dritën, si dhe hodhën gjësende të ndryshme dhe shishe në pjesën e fundit të takimit.

Ndërsa, edhe Drita është në hetim për arsye të njëjta – pra sjelljeve të parregullta të ”Intelektualëve”.