Alissoni zbulon çfarë i tha Kloppi në zhveshtore pas gafës së tij

Sport October 02, 2018 - 13:40
Detajet

Portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker, ka bërë të ditur se trajneri Jurgen Klopp nuk e kishte kritikuar por kishte bërë shaka me të pas gabimit që bëri në ndeshjen kundër Leicesterit.

Në fillim të shtatorit, Alissoni e kishte pranuar golin e tij të parë si portier i Liverpoolit në ndeshjen kundër Leicesterit. Goli kishte ardhur pasi që braziliani kishte tentuar ta driblonte Kelechi Iheanachon por e kishte humbur topin, dhe golin e kishte shënuar Rachid Ghezzal lehtësisht në portën e zbrazët, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gabimi i Alissonit nuk i kishte kushtuar me pikë Liverpoolit, pasi që e kishin fituar ndeshjen me rezultat 2-1. Jurgen Klopp e kishte mbështetur portierin para mediave duke thënë se gabime të tilla ishin të pritshme.

Të njëjtën reagim kishte pasur edhe në zhveshtore. Këtë gjë e ka bërë të fitur Alissoni, i cili në një intervistë për median italiane Gazzeta dello Sport, ka zbuluar reagimin e trajnerit të tij.

“Ai hyri në zhveshtore dhe filloi të bënte shaka me mua. Ai e menaxhoi atë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë veçse isha në dijeni se kisha bërë diçka të pakuptimtë. Por, ai vetëm më tha të mos e humbas vetëbesimin dhe të vazhdoj të luajë kështu”, ka thënë Alisson