Mesjavë 'e nxehtë' në Superligën e Kosovës

Sport October 02, 2018 - 10:40
Image

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me orarin super të ngjeshur, shkruan sot gazeta Zëri.

Menjëherë pas ndeshjeve të fundjavës, në mesjavë do të luhet xhiroja e tetë, e cila fillon me duelin e sotëm ndërmjet Ferizajt dhe Drenicës.

Ferizajasit janë në kërkim të pikëve, pasi nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin, por nuk do të kenë punë aspak të lehtë.

Kampionia Drita e kërkon këndelljen në duel me Trepçën ’89, kurse Prishtinën e pret një punë mjaft e vështirë në Prizren të mërkurën, ku e pret Liria.

Lideri Feronikeli shkon për të nxjerrë pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit, kurse KEK-u i pafuqishëm i kërkon pikët e para sezonale kundër Ballkanit.

E mrekullia e këtij sezoni, Flamurtari, do ta mbyllë këtë xhiro me ndeshjen kundër skuadrës në superformë, Gjilani.

Ndërkaq xhiroja e nëntë e Superligës do të luhet në fundjavë e më pas futbolli kosovar do të ketë pushim, pasi do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku Kosova këtë muaj do të ketë punë me Maltën dhe me Ishujt Faro. /Zëri/

Superliga – Java e 8-të

E martë

Ferizaj – Drenica

E mërkurë

Drita – Trepça ’89

Liria – Prishtina

Llapi – Feronikeli

KEK-u – Ballkani

E enjte

Flamurtari – Gjilani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:30