Zidane i refuzon dy gjigantët evropian

Sport October 02, 2018 - 09:20
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zinedine Zidane do të rikthehet shumë shpejtë në futboll.

Trajneri francez dha dorëheqje nga Real Madridi, por që e do rikthimin qysh në janar në futboll.

Zinedine Zidane është duke u kërkuar nga Manchester United dhe Juventusi, përcjell “lajmi.net”.

Francezi i ka bërë me dije Mourinhos se ai nuk është i interesuar për ta marr postin e tij.

Ndërsa, Juventusin e ka refuzuar, pasi ata i ofruan postin e Beppe Marottas, që u largua para pak ditësh.

Zidane ka bërë me dije se ai dëshiron të jetë vetëm trajner, pasi dëshiron ta ndjejë pasionin që ia dhurojnë përballjet në futboll.