Zidane i telefonon Mourinhos, i tregon se Unitedi e dëshiron si zëvendësues të tij

Sport October 01, 2018 - 14:19
Detajet

Jose Mourinho është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Manchester United, sidomos pas raportimeve të fundit se drejtuesit e Unitedit e kanë kontraktuar Zinedine Zidanin si zëvendësues të tij të mundshëm.

Prandaj, ish-trajneri i Real Madridit i ka telefonuar portugezit për t’i treguar se drejtuesit e gjigantit anglez nuk e kanë kontaktuar francezin, raporton Sun, përcjell Express.

Sipas tabloidit britanik, legjenda franceze ishte brengosur se Mourinho mund të mendojë se ai është duke ia punuar pas shpine, prandaj edhe është ndier i obliguar t’i telefonojë.

Raportohet se Zidane i ka thënë Mourinhos se përfaqësuesit e tij janë pyetur nëse ai është i interesuar për pozitën e trajnerit në Manchester Unitedit.