'Intelektualët' sulmojnë dy 'Skiftera'

Sport September 30, 2018 - 21:44

Rivaliteti mes Intelektualëve dhe Skifterave ka vazhduar edhe pas ndeshjes, me situatën që ka eskaluar në rrugët e qytetit.

Disa tifozë të Dritës shihen në një video ku kapen me dy Skiftera, të cilët më pas ikin, shkruan Gazeta Olle.

Në videon e cila nuk është e kualitetit të lartë, duket se Intelektualët godasin tifozët e Gjilanit dhe më pas këta të fundit ia mbathin.

Mbase në vazhdim do të zbulohen pamje më të mira, që do të na tregojnë saktësisht atë që ndodhi.