Napoli do të vazhdojë të garojë për titull

Sport September 30, 2018 - 12:41
Detajet

Carlo Ancelotti beson se Napoli do të vazhdojë të luftojë për titullin e ligës italiane, pavarësisht humbjes 3:1 ndaj Juventusit, transmeton zeri.info

“Isha i zemëruar me skuadrën time sepse ne e filluam takimin fuqishëm dhe kaluam në epërsi, por pastaj filluam të vuanim dhe e lejuam Juventusin që të rifitojë besimin. Ishte në përgjithësi një paraqitje e mirë. Ne kemi nevojë për përmirësime në aspektin e karakterit, vazhdimësisë dhe përvojës, por ne bëmë mirë edhe ku ishim me 10 lojtarë”, tha Ancelotti, i cili ishte fyer nga tifozët e Juventusit.

“Fyerjet nga tifozët e Juventusit ishin të pazakonta. Unë do të ngushëllohem me titullin e Ligës së Kampionëve të fituar në vitin 2003 (kur Milani i tij e mposhti Juven në finale)”, u shpreh ai.